AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 21:08

Selaniku drejt kaosit, pacientët me Covid do të transportohen në Athinë me tren

Selaniku drejt kaosit, pacientët me Covid do të transportohen në

Autoritetet në Selanik janë duke përgatitur një tren, i cili do të transportojë po të jetë e nevojshme pacientët e infektuar me koronavirus në spitalet e Athinës.

Mediat greke raportojnë se treni do të ketë katër vagonë të posaçëm. Ndërkohë, transportimi i pacientëve do të bëhet me kapsula të veçanta dhe barelë, siç parashikohet nga protokollet shëndetësore.

Nga vagonët, me një kapacitet prej 80 pasagjerësh secili, sediljet hiqen për të akomoduar 30-40 pacientë.

Duke pasur parasysh situatën e alarmit në Selanik dhe presionin në rritje ndaj spitaleve, transporti i pacientëve me tren u gjykua si një zgjidhje që do të lejojë më shumë transport masiv, krahasuar me avionët C130.