AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 21:21

Lulzim Basha: Ja tre punët që kam bërë kur qëndroja në Kosovë

Lulzim Basha: Ja tre punët që kam bërë kur qëndroja


Lulzim Basha tregoi tre pozicionet e punës që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë në Kosovë pas luftës. Fillimisht tha ai, ka qenë në rolin e përkthyesit në Mitrovicë për UNMIK, më pas ka punuar në Prishtinë si përgjegjës për ngritjen dhe mbikqyrjen e komponentit të drejtësisë kosovare dhe pozicioni i tretë ka qenë si asistent i vecantë i ministrit de facto të drejtësisë së Kosovës para se të krijohej qeveria, që konsistonte në transferimin e detyrës nga UNMIK.

Basha tha se në asnjë rast nuk ka marrë pjesë në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe i quajti shpifje të gjitha deklaratat e Milaim Bellanicës në lidhje me kasetën e filmimeve të Krushës. Sipas tij veç kësaj gënjeshtre, Basha tha se brenda një jave u shpikën edhe dy të tjera, siç ishte përfshirja e tij në arrestimin e një komandanti të UÇK-së dhe implikimi i tij në hetimet për të ashtuquajturën Shtëpisë së Verdhë.

Lexo edhe:

https://www.tpz.al/2020/11/19/flet-basha-e-verteta-e-kasetes-se-masakres-se-krushes-dhe-shtepise-se-verdhe/