TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga studio e “Real Story”, kreu i qeverisë komentoi deklaratën e ish-deputetit socialist, Dashamir Peza, dhënë pak ditë më parë në një intervistë mbi mënyrën se si përfundoi në BBC kaseta e masakrës së Krushës.
Rama i quajti “detaje” për të cilat nuk ishte i interesuar, duke i shmangur deklaratat e Pezës, që rrëzoi thëniet e Milaim Bellanicës për kasetën e Krushës.
“Nuk jam as hetues, as i interesuar për detaje, unë nuk kam asnjë arsye të besoj që dëshmitari nga Kosova, por edhe të tjerë që kanë folur, kanë ndonjë motiv që t’i turren Lulzim Bashës dhe ta mbulojnë me shpifje. Këtu problemi është lidhur me punën në të shkuarën, pasi Basha nuk ka dalë asnjëherë të flasë qartë se cili ka qenë roli i tij. Gjithë kjo që krijohet si paqartësi, si konfuzion, dhe që njerëzit të ndahen mes patriotëve dhe tradhtarëve, është mungesë e burrërisë së liderit të opozitës në përballjen me faktet. Nuk ka asnjë gjë tjetër këtu, as kam bërë akuza, as kam dashur të përfitoj ndonjë gjë nga kjo”, u shpreh kryeministri shqiptar