AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 22:03

Kaseta e Krushës/ Edi Rama tërhiqet nga akuza për Bashën, humb debatin publik

Kaseta e Krushës/ Edi Rama tërhiqet nga akuza për Bashën,


Edi Rama tërhiqet nga akuzat dhe fshihet pas medieve, lidhur me kasetën e masakrës së Krushës. Në intervistën përballë Sokol Ballës, pas sqarimeve publike që bëri Basha në emisionin Opinion, Rama u detyrua të thotë se nuk është ai që e akuzon, por media. Të ndodhur në dy studio të ndryshme, dy liderët përballën argumentet e tyre për çështjen.

Ç’a po gënjej unë? Kam kërkuar që kryetari i opozitës të japë shpjegime. Lulzim Basha për të kaluarën e tij ka qenë gjithmonë i kursyer në informacion dhe jo transparent. Nuk po e bëj për zgjedhjet. Ne sapo kemi mbyllur vitin e 7 të mandatit. Natyrisht me idenë e kurorëzimit të shumë punëve. Debati u hap nga media dhe jo nga partia jonë”, deklaroi Rama.

Rama ka shpjeguar edhe çështjen e komisionit hetimor që kërkon të ngrejë deputeti Balla.

Balla ka folur për një komision, dhe është projektuar menjëherë për Bashën. Letra e Pacollit sot është ajo ç’ka është në idenë e PS për të ngritur një Komision. Nuk hyn Lulzim Basha këtu. Nuk jam ngritur kundër drejtësisë por fletë-rrufesë. Ka dokumente që lidhen me procese që janë gjetur në Shqipëri. Një fakt që e kam dëgjuar është që për një njollë gjaku, këtu jo është bërë hetim po është shkulur suvaja. Nuk ka qenë gjak njeriu, por bagëtish që kanë qenë të varura. Po iu flas për diskutime të brendshme që i kemi mbledhur dhe çfarëdo gjëje që ka ndodhur. Të vonuar në këtë proces? Me llafe kafenesh merreni ju se nuk e pranoj. Nuk akuzoj asnjëherë pa prova. Ndërkohë që retorika politike, është ndryshe nga plehu i gojës. Për mua është koha për ta bërë këtë. E vonuar ose jo, ha diskutim”, deklaroi Rama.

"Kur doli Balla u ambalazhua thënia e tij për të nxjerrë të dobët dhe pa karakter lidershpin e PD. Ndërkohë ajo ç’ka Balla ka thënë dhe çfarë po diskutojmë është si ne të mund të ngremë një komision që shkon në këtë drejtim edhe çfarë thotë Pacolli, apo Thaci. Rnëdësi ka thelbi. Kush thotë që po përdorim Kosovën, apo dëshmitarin në Kosovën për të luftuar këtu me Bashën bën një gafë të madhe. Janë dy gjëra pa lidhje, nuk është një temë, edhe sikur të ishim me qëlllime kaq të lira, a të dobëta nuk do ishte një temë me impakt elektroral. Këtu askush nuk do ta besonte Kush thotë që duam të shfrytëzojmë Kosovën për ta dëmtuar Bashën bën një gabim po aq të madh", tha Rama duke bërë një piruetë lidhur me akuzat e bëra në drejtim të tij.

Çfarë tha Basha?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi në emisionin “Opinion” detyrat që ai ka mbajtur gjatë angazhimit të tij në Kosovë.

Basha deklaron se ka punuar në Mitrovicë, Prishtinë dhe Gjilan në poste administrative por asnjëherë në role hetimore.

“Në Mitrovicë kam qenë oficer legal, por fillimet kanë qenë si përkthyes ,por rekrutimi ka qenë si oficer legal. Së dyti, në Prishtinë për afro një vit e pak si përgjegjës për zonën amerikane të administrimit të Kosovës. Në zonën e Gjilanit për ngritjen dhe këqyrjen e komponentit të drejtësisë kosovare, pra rrol administrativ dhe jo hetimor. Pas kësaj asistent i veçantë i drejtorit të departamentit të drejtësisë që ishte de facto ministri i drejtësisë së Kosovës. Që konsistonte në punën e transferimit të punës nga UNMIK-u dhe ngritjen e ministrisë së Kosovës. Pas kësaj detyrat e mija në Kosovë kanë mbaruar dhe i jam bashkuar Partisë Demokratike”, tha Basha.

“Kurrë në asnjë çast nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj procesi dhe nuk kam patur asnjë lloj aksesi në asnjë informacion hetim dosje që kishte të bënte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.”, theksoi Basha.

Ai mohoi se nuk ka marrë pjesë në asnjë proces apo hetim ndaj UÇK-së.

“Kurrë në asnjë çast nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj procesi dhe nuk kam patur asnjë lloj aksesi në asnjë informacion hetim dosje që kishte të bënte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.”, theksoi Basha.

Gjatë debatit me gazetarët Basha deklaroi se “nuk kam hezituar asnjëherë, unë nuk kam fshehur asgjë. Pse do ta fshihja unë diçka të tillë nëse është e vërtetë”jmë se BBC e ka rrëzuar akuzën e Ramës për zhdukjen e kasetës duke deklaruar se ajo ekziston e plote në arkivën e tyre.

/TPZ.al/