TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet Argjentinase kanë dalluar sinjale të cilat mendohet të jenë të nëndetëses së zhdukur me 44 persona në bord. Ndërkohë Argjentina ka nisur kërkimet në Atlantikun jugor, ndërkohë që i është bashkuar edhe një avion i NASA-s.
Nëndetsja “Ara San Juan”, po kthehej nga një mision rutinë dhe kontakti i saj i fundit me marinën, ishte 430 km larg bregut. Nëndetsja është zhdukur prej së mërkurës së javës së shkuar.
Në ndihmë të autoriteteve Argjentinase janë afruar edhe ato Angleze. Mendohet se nëndetsja mund të ketë pasur problem në komunikim, për shkak të një defekti elektrik.
BBC, njofton se puna e ekipeve të shpëtimit, është ndërprerë, për shkak të erërave të forta dhe dallgave të mëdha.
Ekspertët thonë se nëndetsja duhet të dalë në sipërfaqe, kur humbet komunikimin.
TPZ.AL