AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 22:39

“Vdekja e Florencit, një lajm i kobshëm. Shkaktari i kësaj gjendje heshti”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi një lajm të “kobshëm për çdo shqiptar” vdekjen e Florenc Beqirajt në një burg të Marsejës. Ai akuzoi Edi Ramën si shkaktari dhe përgjegjësin kryesor që shqiptarët largohen nga vendi i tyre.

Statusi i plotë

Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze eshte nje lajm i kobshem per cdo shqiptar. Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron. Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.

Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.

Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!

/TPZ.AL/