AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 11:56

Mbushin makinat me karburant, por paguanin me euro false, arrestohen 2 persona

Mbushin makinat me karburant, por paguanin me euro false, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Euro 2” duke arrestuar në flagrancë 2 shtetas për falsifikim monedhash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  arrestuan në flagrancë  shtetasit: Genci Muja, 37 vjeç, banues në Krujë dhe Denis Ibrahimi, 21 vjeç,  banues në  Fushprezë.

Pasi këta shtetas veçmas nga njëri- tjetër, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se  shtetasi Genci Muja  dyshohet dhe si autor i ngjarjes të ndodhur si më poshtë :

Më datë 25.11.2017,  në rrugen “Aleksander  Moisiu”, në një pikë karburanti, dyshohet se i ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant një kartmodhe 100 euro e dyshuar si e falsifikuar.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që këta shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer në këtë fushë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga neni 183 dhe 143  i Kodit Penal.

TPZ.AL