AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 11:50

Përmbytjet, Rama opozitës: Hëngrët gjithë groshët, po çizmet ç’i deshët

Përmbytjet, Rama opozitës: Hëngrët gjithë groshët,

Kryeministri Edi Rama mori fjalën pas diskutimit që bëri deputeti Edmond Spaho.  Duke përdorur ironinë, Rama iu drejtua opozitës duke i thënë se po flasin sikur të vinin nga hëna dhe se sikur ata nuk ishin këtu kur ndërtohej pa leje.

“Ju ia dhatë lejet e ndërtimit. Katragjyshrit tanë nuk kanë pasur shkollë, por kurrë nuk kanë ndërtuar në lumë. Ndërtimi në lumë dhe për lumë e sollët ju , e bëtë Shqipërinë rast unikal dhe tani vini e kërkoni këtu llogari sikur të ishin në hënë., Djhe të gjitha këto ndodhën pa bekimin tuaj, pa yryshin tuaj. Këtu vini flisni për ndihma. Por ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët dhe orizin e bëtë pilaf për vete. Po çizmet pse i morët. Çi deshët. Rezervat e shtetit trokë. Tani thoni, ç’ne këto ndihma. E që ta mësosh profesor, ne nuk i kemi kërkuar ndihma askujt, por kemi falënderuar çdokënd që është afruar të në ndihmoj”, tha Rama.

TPZ.AL