AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 12:21

Spaho-Ramës: Ndërtimet pranë  lumenjve nga halli, po t’i je bërë si Sefer Daja, tregon vetëm barcaleta

Spaho-Ramës: Ndërtimet pranë  lumenjve nga halli, po

Deputeti Edmond Spaho ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Edi Ramës, i cili akuzoi qeverinë e ardhshme për lejimin e ndërtimeve pa leje.

Ndërtimet në lumenj është e vërtetë se janë bërë në të gjitha kohët, sepse ata qytetarë ishin izoluar në male nga Barba Pilo dhe gjithë byroja politike. Sigurisht që janë bërë dhe gabime dhe këtë nuk po ta kërkojë ty, por hajde të bëjmë një program dhe të dalim nga kjo situatë.

The se nuk do të lejoj përmbytje nga dora e qeveritarit, Po ata që u përmbytën në autostradë nga cila dorë u përmbytën? U përmbytën nga dora juaj se deshe një autostradë për tu dukur e bukur.

Ju duhet të dëmshpërbleni gjithë ato biznese atje që i fshive.

Ti je shembulli i parë në Shqipëri sesi e hape rezervuarin e Tiranës. Prandaj tregohu serioz këtu kur vjen dhe fol si kryeministër me qytetarët e tu.

Sa kohë që e mbush kupën me këtë sjellje më kujtohet një personazh i viteve ’70 në Tiranë, Sefer Daja quhet. Ai vinte vërdallë dhe tregonte barcalenta dhe sa herë që shikonte që kalonte dikush i thërriste profesor. Edhe t’i Sefer Dajën më kujton.”, tha Spaho.

TPZ.AL