AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 18:32

Çfarë do të sjellë nesër në Tiranë, ministri i Brendshëm i Italisë, “Lordi i Spiunëve”?

Çfarë do të sjellë nesër në Tiranë,

E konsiderojnë si njeriun e fortë të Kryeministrit italian, Paolo Xhentiloni, por të gjithë e quajnë “Lordi i spiunëve”, për shkak të eksperiencës së tij të gjatë në koordinimin e punës me shërbimet sekrete, thuajse në të gjitha qeveritë e qendrës së majtë.

Ministrin e Brendshëm, Marko Miniti, shumë komentatorë politikë e konsiderojnë sot për sot si njeriun më të fuqishëm dhe më spikatur në Itali, ashtu siç ishte ai edhe për dy ish-kryeministrat italianë: Mateo Renzi dhe Masimo D’Alema.

Nesër ministri i Brendshëm i Italisë, i cili për hobi ka koleksionimin e “orëve të aeronautikës” dhe dikur kishte pasur pasion të bëhej portier, do të jetë në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Agjenda është e ngjeshur, ashtu si dosja speciale që ka me vete.

Vizita e ministrit 61-vjeçar italian vjen në një moment kur dosja “Habilaj” dhe lidhjet e dyshuara me ish-ministrin shqiptar të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndodh pas përgjimeve të grupit nga prokuroria e Katanias kanë marrë përmasat e një skandali politik në Shqipëri.

Sot në Pallatin e Drejtësisë së Katanias u zhvillua gjyqi ndaj grupit “Habilaj”, gjatë të cilit mediet italiane e kanë fotografuar vlonjati në ato pak çaste kur ai doli nga tuneli nëntokësor drejt sallës së gjyqit, për herë të dytë në harkun e tri ditëve, përfshirë edhe seancën e ditës së martë.

Grupi “Habilaj” konsiderohet nga mediet italiane si një nga organizatat më të specializuara ndërkombëtare në trafikun e marihuanës.

Mijëra kile janë trafikuar nga viti 2013 deri në 2017 nga Shqipëria në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës, nën regjinë e njeriut të akuzuar se është “mendja e grupit”: Moisi Habilajt. Dhe në listë është një tjetër kushëri i Tahirit, Florian Habilaj, i cili për momentin nuk është ende i lirë.

Avokati Mauicio Katalano, mbrojtësi i Moisi Habilajt, tha për mediet italianë “se procesi është akoma në fazën fillestare.”. “Kërkova revokimin e masës për mbajtje në burg, për mungesë provash. Nuk ka mbetet gjë tjetër, vetëm të presim vendimin”, - tha ai me portalin italiane Meridioneës.it. Por, sipas akuzës që lexohet edhe në dokumentet e paraqitura, Habilaj konsiderohet si “një nga shitësit kryesorë të drogës në Katania”.

Dhe grupi ka edhe një të penduar: Sebastiano Sardo, i cili në fakt nuk ishte i përfshirë në hetimet e “Trëndafilit të Erërave” (Rosa dei Venti). Por, që ndodhet aty. Në sallën e gjyqit.

Ditët e kaluara disa prokurorë shqiptarë ishin në Prokurorinë e Katanias. Bisedat kanë qenë “faccia a faccia” dhe përmbajtja e tyre mbetet ende një mister.

Por...

Nesër  në “Vendin e Shqiponjës me dy koka” do të vijë ministri i Brendshëm italian, Marko Miniti.

Por, me cilën dosje: “H” apo “...”?

(Tpz.al)