AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 21:05

VIDEO/ Ish Presidenti: Tahiri duhej të hetohej që në vitin 2016

VIDEO/ Ish Presidenti: Tahiri duhej të hetohej që në vitin 2016

VIDEO:

Ish presidenti Bujar Nishani, lëshoi një deklaratë të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku tha se informacionet për trafikun e drogës i kishte marrë që në vitin 2016, dhe në këtë kohë duhej të hetohej edhe ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Në nëntor të vitit 2016, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Situata që kemi mbërritur sot, ato diskutime që u paraqiën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nuk u ndoqën me zbatimin që kërkon ligji. Nëse do të kishte hetime serioze, ai do të ishte një hetim me të gjithë individët përfshire deri te Ministri i Brendshëm.”- u shpreh Nishani.

Nishani tha gjithashtu se informacionet për drogën nga institucionet ligjzbatuese, duhet t'i dërgoheshin edhe Ministrit të Brendshëm, dhe se ai vetë ka kërkuar që Saimir Tahirit t'i dërgoheshin informacione.

“Mesi i vitit 2016 ,kanë ardhur informacionet e para në tryezën time. Informacioni që ka ardhur te unë, për përfshirjen e punonjëse të policisë ,i kam thënë të dërgohej edhe të Ministri Brëndëshëm.”- u shpreh ish Presidentit.

 

/TPZ.AL/