TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për më shumë se 20 vjet ishte mundësia më e mirë e ligjshme e gjithë shqiptarëve për të shkuar në Shtetet e Bashkuara dhe të bëheshe qytetar i vendit më të fuqishme të botës, por “Lotaria Amerikane”, apo siç njihet zyrtarisht “Diversity Visa Lottery Program" rrezikon të mbyllet.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, deklaroi se ai do t’i kërkojë të mbylli programin e lotarisë së “kartave jeshile”, menjëherë pasi trafikanti i dyshuar Sayfullo Saipov përdori një kamion për të vrarë tetë veta në Manhaten të Nju Jorkut.
Trump akuzoi senatorin demokrat Çak Samër, ideuesin e këtij programi të “bukur” - “Diversity Visa Lottery Program", a Chuck Summer beaty – shkruan në “Twitter” presidenti amerikan, - se nëpërmjet tij kishin mundur të hynin në SHBA individë me tendenca terroriste. Kundërpërgjigja e senatorit Samër ishte e menjëhershme dhe ironike: “Gjykoj se nuk është shumë për të politizuar një tragjedi”.
Gjithsesi, tej retorikës së politikës midis figurave më të larta politike në SHBA, çështja e “Lotarisë Amerikane” është shndërruar një një shqetësim në Shqipëri dhe në të gjitha vendet që përfitonin nga programi.
Për momentin, ka vetëm një iniciativë të Presidentit Amerikan për ta mbyllur lotarinë që çon në SHBA rreth 50 mijë shtetas të huaj. Por, ajo është e pamjaftueshme për të marrë fuqi ligjore, nëse Kongresi i dominuar nga republikanët - i njëjti krah politik me Trump – nuk e miraton atë.
“Lotari e diversitetit. Tingëllon bukur, por nuk është e mirë. Nuk është e mirë. Nuk ka qenë e mirë dhe ka qenë kundër nesh”, - tha Presidenti Tramp.
Zyrtarisht e njohur si “Diversity Visa Lottery” lotaria e “kartës jeshile” u shndërrua në ligj në vitin 1990 dhe hyri në fuqi në vitin 1995. Përmes këtij programi, afërsisht rreth 50 mijë viza janë lëshuar çdo vit për aplikantët nga vende të ndryshme të botës.