TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
1.3 miliardë euro në vit përfitime nga trafikantët shqiptarë. 24 miliardë euro nga qarkullimi i drogës përmes Shqipërisë, ndërkohë që volumi i qarkullimit botëror bën fjalë për një treg nga 400 deri në 600 miliardë dollarë në vit.
Shifrat e bujshme i përkasin dy raporteve të hartuara nga Instituti i Bashkimit Europian për Studime të Sigurisë (European Union Institute for Security Studies - EUISS)dhe raporti i Qendrës për Monitorimi e Drogës dhe Varësinë prej Drogës.
“Për vite më radhë, droga që hynte në Bashkimin Europan vinte nga vendet e Magrebit, kryesisht Maroku, megjithatë, vitet e fundit raportohet në ndryshim për trafikimin e marihuanës dhe vajit të marihuanës përmes Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë, për shkak të rritjes galopante të kultivimit ”, - citoi pjesë nga raporti kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Rruga e Ballkanit dhe rruga jugore janë dy rrugët kryesore të trafikimit të opiumit dhe heroinë në Bashkimin Europian. Rruga jugore që kalon Adriatikun nëpërmjet Shqipërisë është shndërruar në aksin më të rëndësishëm të një tregu prej 24 miliardë eurosh, që do të thotë 2 vjet e gjysmë punë e çdo shqiptari. Do të thotë 6 vite buxhet i shtetit shqiptar”, tha Basha.
Sipas raportit, të ardhurat kryesore nga trafikimi i drogës po financojnë organizatat kryesore terroriste si ISIS, Al-Kaeda dhe Hezbollahun. (Tpz.al)