TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, pritet të marrë detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të klubit të Partizanit.
Lajmi pohohet nga burime pranë presidentit Gazmend Demi, raporton Report Tv.
Ish- basketbollisti Olsi Rama pritet të prezantohet te Partizani në ditët në vijim.
Edhe pak ditë më parë, vetë Olsi nuk e mohoi këtë gjë, kur u pyet nga mediat, teksa ishte i pranishëm në kursin për Drejtor Sportiv nën drejtimin e Sektorit të Edukimit që organizonte Federata Shqiptare.
“Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj dicka më shumë.E kam thënë gjithmonë se jam i apasionuar pas futbollit. Partizani ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”, tha ai.