AKTUALITET, 18 Nëntor 2017, 18:49

"Je bërë për të ardhur keq, ke 5 vjet në krye të Komisionit të Ekonomisë dhe nuk ke bërë asgjë"

Deputeti i LSI-se, Përparim Spahiu ka reaguar ashpër ditën e sotme, ndaj kreut të Komisionit të Ekonomisë, njëherësh deputetit i PS-së Erjon Braçes.

Në një reagim në profilin e tij në ‘Facebook’, Spahiu thotë se Braçe edhe pse ka drejtuar komisionin për më shumë se 5 vjet, nuk ka bërë asgjë për ekonominë. Në fund, deputeti I LSI-së deklaron se Braçe është edhe kundër Statusit të Minatorit.