TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme, kryeministri Rama lëshoi një akuzë mjaft të rëndë për kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Rama tha se Basha i ka kërkuar pushtetin në tavolinë me marrëveshje.
“Pushtetin me marrëveshje në tavolinë, një herë ti, një herë unë. Këtë ma ka thënë Luli në tavolinë“, u shpreh Rama.
Pas kësaj akuze shumë të rëndë, ka reaguar kreu i opozitës për gazetaren e Fax News, Ambrozia Meta. Basha tha se kjo është një gënjeshtër dhe se PD do të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve.
"Kurrë nuk kam kërkuar dhe as do të kërkoj pushtet në tavolinë. Ne do të vimë në pushtet me zgjedhje të lira. Mos shkoni mbrapa gënjeshtrave të të marrit”, tha Basha.
VIDEO:
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/10/BASHA-5.mp4"][/video]
/TPZ.AL/