AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 10:34

'Tritoli', si u përgjigj Xhisiela kur policia i ofroi mbrojtje

'Tritoli', si u përgjigj Xhisiela kur policia i ofroi mbrojtje

Tritoli që shpërtheu natën e kaluar në shtëpitë e familjeve Muça, në lidhje gjaku me Xhisiela Malokun dyshohet se kanë lidhje me historinë e 25 vjeçares me djalin e deputetit Rrahman Rraja. Denoncimi i vajzës përfundoi me arrestimin e Rexhep Rrajes që për momentin gjendet në qelitë e paraburgimit, megjithë përpjekjet e Xhisiela Malokut për t’i mohuar deklaratat e saj dhe gadishmërinë që tregoi për ta pranuar dëshminë e rreme, duke marrë parasysh edhe burgosjen.

Por kur historia u publikua në media, policia i ofroi mbrojtje Xhisiela Malokut dhe familjes së saj, mbrojtje që vajza nuk e pranoi me idenë se nuk kishte asnjë konflikt me fisin Rraja.

“Policia më ka ofruar mbrojtje, por unë nuk e kam pranuar” u shpreh Xhisiela që po ashtu ka pranuar se nuk jeton në shtëpinë e saj në Larushk, por në Tiranë.

Nga shpërthimi i tritolit natën e kaluar nuk ka mbetur asnjë i plagosur, por mesazhi për familjen e Xhisiela Malokut tashmë është marrë.