AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 09:41

Pamje të reja, zbulohet pse McGregor u sulmua brenda kafazit

Pamje të reja, zbulohet pse McGregor u sulmua brenda kafazit

Sherri pas ndeshjes mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor është tema e ditës në mediat botërore.

Në fund të ndeshjes u vu re një sulm i Khabib mbi trajnerin e irlandezit, Dillon Denis.

30-vjeçari kapërceu kafazin dhe u sul tek ekipi i trajnerëve kundërshtar, pasi sipas tij i kishin ofenduar fenë dhe babain e tij.

Por ndërkohë që ai po sulmonte trajnerin e McGregor, nuk ka ndenjur pa reaguar edhe ky i fundit.

Por ndërkohë që ai po sulmonte trajnerin e McGregor, nuk ka ndenjur pa reaguar edhe ky i fundit.

Ai ka dashur të marrë hak duke sulmuar një nga trajnerët e Khabib, ndërkohë që më pas edhe dy të tjerë janë futur në kafaz dhe e kanë goditur keq irlandezin që humbi këtë sfidë.