TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama, ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku është përpjekur të rendisë të gjithë ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, si "shpifje të opozitës".
Rama ka aluduar se tritoli në banesën e Xhisiela Malokut, është vënë nga opozita, sepse vetëm atyre u intereson kjo gjë.
"Kush është i interesuar të krijojë idenë se vajza ëshrë nën terror? Për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan për disa ditë të tëra", u shpreh Rama.
Kryeministri, edhe pse po flet çdo ditë për shpifjen, sapo ka bërë një shpifje, lidhur me opozitën, sepse pa patur prova, ka aluduar se mes opozitës dhe tritolit në shtëpinë e gjyshit të Xhisielës ka një lidhje.
VIDEO:
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/10/rama-4.mp4"][/video]
/TPZ.AL/