TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e kaluar në orën 23:30 u vendos 100 gram eksploziv në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut, Besim Muçës dhe Ramazan Muçës.
Sasia e eksplozivit u hodh nga persona të paidentifikuar nga jashtë rrugës në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.
Vetë Xhisiela është shprehur në disa dalje të mëhershme për mediat se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit. Theksojmë se vetë Xhisiela qëndronte në banesën e gjyshit të saj.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga shpërthimi i eksplozivit. Policia ka shoqëruar 9 persona lidhur me ngjarjen. TPZ.AL