TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka lëshuar një akuzë mjaft të rëndë ndaj kreut të opozitës, Basha.
Rama tha se Lulzim Basha i ka kërkuar marrëveshje për pushtetin, që ta këmbejnë atë me njëri tjetrin në tavolinë.
"Pushtetin me marrëveshje në tavolinë, një herë ti, një herë unë. Këtë ma ka thënë Luli në tavolinë", u shpreh Rama.
Ka patur shumë aludime lidhur me takimin e Ramës dhe Bashës përpara zgjedhjeve të shkuara dhe marrëveshjes që ata arritën. Por, deri sot askush nuk kishte zbuluar detaje rreth diskutimit që ka ndodhur mes tyre. Nëse versioni i Ramës, se kreu i opozitës ka kërkuar një marrëveshje të tillë, rezulton i vërtetë, kjo do ishte një goditje mjaft e rëndë për opozitën.
Kreu i opozitë i ka kthyer përgjigje kryeministrit nga prezantimi i platoformës për zgjedhjet, ku u shpreh se kurrë nuk ka kërkuar pushtetin në tavolinë.
"Kurrë nuk kam kërkuar dhe as do të kërkoj pushtet në tavolinë. Ne do të vijmë në pushtet me zgjedhje të lira. Mos shkoni mbrapa gënjeshtrave të të marrit”
VIDEO:
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/10/rama-6.mp4"][/video]
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/10/08/kerkoi-pushtetin-ne-tavoline-basha-i-pergjigjet-rames-genjeshtar-dhe-i-marre/