TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim tritoli ka tronditur Fushë-Krujën mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30.
Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në fshatin Larushk, raportohet vetëm për dëme materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Eksplozivi është vendosur në shtëpinë e shtetasve me iniciale B.M., dhe R.M.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët që vendosën sasinë e lëndës shpërthyese.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Janë shoqëruar në Polici 9 persona.
Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve. TPZ.AL