AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 09:57

‘Bos kokaine miku i Ballës,' Beca përgjigje Berishës: Të kam pasur idhull

Pas postimit të ish-kryeministrit Sali Berisha ku tregohej një foto e deputetit të PS-së Taulant Balla me një person të quajtur Maksi Beca, ose ndryshe sipas tij ‘bosi i kokainës’ ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Përmes një statusi në “Facebook” Maksi Beca i përgjigjet Berishës duke shkruar se e ka pasur gjithmonë idhull. Më tej thotë se Berishën e ka votuar gjithmonë e nuk e priste që të quhej miku i Taulant Ballës.

Maksi Beca

 

 

Sali Berisha Maksi Beca jam, të kam pas idhull. Nuk e prisja që do më bëje mik me zor të këtij ushtarit të Edi Ramës. Nuk e kam takuar ndonjëherë këtë Taulantin e PS.

Sa kohë kam qenë në Shqipëri kam votuar vetëm për ty. Nuk e prisja që ti një ditë do merreshe me mua”, shkruan Beca në Facebook.

 

Berisha Fb 2

Ish-kryeministri Sali Berisha postoi një foto të Taulant Ballës me Becën një ditë më para ku shkruante “ “Taulant Bego/Jaris me bosin e kokainës Maksim Beço të arrestuar nga policia për trafik kokaine ne vitin 2015!”. TPZ.AL