AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 10:13

FOTO/ ‘Mik me një trafikant kokaine’, Balla përgjigje Berishës: Është imazh i montuar!

Pas publikimit të fotos nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku pretendohet se është deputeti i PS-së Taulant Balla me një trafikant kokaine ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi në “Facebook”Taulant Balla shkruan se fotot janë të montuara nga Kinostudio e SHQUP-it dhe Berisha.

Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm.

Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin #vajmedetopozita” – shkruan Balla.

TPZ.AL