TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo vetëm vonesa në nisje por edhe defekte që ngjallin frikë dhe panik tek pasagjerët. Kjo është situata me të cilën janë përballur pasagjerët e Blue Panorama që kishin zgjedhur të udhëtonin këtë mëngjes drejt Firences.
Njëri prej pasagjerëve ka kontaktuar redaksinë e Shqiptarja.com për të treguar minutat e tmerrit që kaluan në bord. Sipas tij, avioni desh mori flakë në tokë pak para se të shkëputej për fluturim.
“Që kur hypëm ndjenim një aromë të keqe edhe brenda avionit, dyshuam që kishte rrjedhje karburanti, por kur u nisëm, pak para se të shkëputej nga pista u dha alarmi në mikrofon me zë të lartë: Zbrisni sa më shpejt”
Videoja e regjistruar prej tij i përket momenteve pasi piloti ka kërkuar të zbrazet avioni. Pasagjerët siç shihni edhe në videon e siguruar nga Shqiptarja.com janë të shqetësuar e vrapojnë drejt daljes.
Sipas njërit prej pasagjerëve, ata kanë parë të dilte tym poshtë motorit të avionit në momentin që kanë zbritur.
Pas gjithë situatës së krijuar, që prej orës 07:30 e deri më tani, pasagjerët nuk kanë asnjë informacion se kur do të nisen drejt destinacionit të paguar, Firences./ Shqiptarja.com/