AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 09:04

DETAJE/ Tritoli në Fushë-Krujë në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut

DETAJE/ Tritoli në Fushë-Krujë në banesën e gjyshit

Shpërthimi i tritolit e djeshme rreth orës 23:30 mësohet se ka ndodhur në oborrin e banesës së Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku.

Sipas njoftimit të policisë është vendosur 100 gram eksploziv, nuk ka të plagosur ose dëme materiale. Policia ka shoqëruar nëntë persona në komisariat për të nxjerrë detaje rreth shpërthimit.

Sasia e eksplozivit u vendos në oborrin e shtëpisë së gjyshit të Xhisielës vetëm pak ditë pas denoncimit se ishte dhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi tashmë ka marrë  masën e sigurisë “arrest me burg”. Nuk dihet nëse ky shpërthim është një dhunim dhe kërcënim i radhës për Xhisielën dhe të afërmit e saj. TPZ.AL