TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përsëri sot mediat dhe portalet lidhur me reklamimin e pikave të basteve dhe kazinove elektronike.
Përmes një postimi në “Twitter” Rama shkruan se çdo reklamim i tyre në çdo lloj media është i jashtëligjshëm dhe se aktualisht po punohet për mbylljen e tyre.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri u caktoi afat 24 orë për të hequr nga faqet e tyre reklamimin e pikave të basteve dhe kazinove.
Statusi:
Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm.
Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj. TPZ.AL