AKTUALITET, 11 Mars 2019, 23:32

Gruaja e Gjiknurit: Po zbuloj veten pas takimit me Guru-në

Gruaja e Gjiknurit: Po zbuloj veten pas takimit me Guru-në

Kur në vitin 2018 erdhi në Tiranë, Guru-ja Paramahamsa Vishwandanda, habiti jo pak shqiptarët. Një ndër personat që e priti në aeroport ishte edhe bashkëshortja e ish-ministrit Damian Gjiknuri, Rovena Agolli.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ajo u shpreh rreth ndjesive që ka marrë që kur ka nisur të besoj tek Guru-ja.

“Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë”.

Ajo theksoi se numri i besimtarëve shqiptarë për Guru-në shtohen gjithnjë e më shumë.

Kemi krijuar një qendër në Tiranë, e cila mëson disa praktika spirituale. Në këtë qendër mblidhemi dhe shtohemi, por njerëzit janë me stade të ndryshme. Ka njerëz që e provojnë dhe nuk kthehen dhe të tjerë që qëndrojmë. Ne jemi një grup i devotshëm kemi vënë kohën tone, për të ndarë me shumë dashuri këtë filozofi”.