AKTUALITET, 11 Mars 2019, 23:20

Përgjimi i Bashës, reagon ashpër Berisha: Një Super Watergate!

Përgjimi i Bashës, reagon ashpër Berisha: Një Super

Denoncimi që ka bërë gjatë mbrëmjes së sotme ish-deputeti i Partisë demokratike, Ervin Salianji se është vënë në përgjim kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ambjentet e PD-së është quajtur ish-kryeministri Sali Berisha si një super Watergate.

Berisha në një reagim të ashpër. Në rrjetet sociale e cilësoi Ramën si bastard të xhelatëve të diktaturës hoxhiste.

 Reagimi i plotë

Super Watergati i Edvin Kristaq Urrejtjes!

Miq, Ervin Saljani nxjerr fytyren reale te Edvin Kristaq Urrejtes dhe klikes se tij.

Ne nje akt stalinist antikushtetues, ne nje sakndal si super Watergate, Edvini vendos ne pergjim ambjental seline e Partise Demokratike, Kryetarin e saj Lulzim Basha dhe drejtuesve e deputeteve te saj. Kjo eshte fytyra reale e Edvin Kristaq Urrejtjes dhe klikes se tij.

Qytetare, imagjinoni se ku mund te arrije skizoidi Edvin Kristaq Urrejtja, ky bastard i xhelateve te diktatures hoxhiste. sb