TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ambientet e FSHF-së është bërë pak më parë prezantimi i ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës, në rolin e Ambasadorit të projektit “Grossroots”. Fillimisht ka folur president ii FSHF-së, Armand Duka, dhe më pas Cana, i cili u është ëprgjigjur edhe ppyetjeve të gazetarëve.
Presidenti Duka mes të tjerash tha:
“Jemi këtu bashkë me ish-kapitenin për të vazhduar bashkëpunimin me Lorikun dhe për ta emëruar atë si Ambasador i futbollit amator dhe kryesisht i fokusuar te të rinjtë. Pas lënies së futbollit të luajtur, pas ceremonisë emocionale në Shkodër për ne dhe të gjithë futbollin në ekipin kombëtar, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin.
Nuk do të linim investimin e jetës së Lorikut pa kontribuuar për të transmetuar në brezat e ardhshëm dëshirën për futboll. Ky është prioritet me të gjithë ish-futbollistët. Ndoshta në ditët e sotme jemi rrmëbyer nga nevoja, rutina, infrastruktura e munguar, sot më shumë duhet të mendojmë për të ardhmen. Të gjithë fëmijët duhet të ëndërrojnë të bëhen si Cana. Do ta mbështetim moralisht edhe fondacionin e tij.
T’u tregosh fëmijëve si duhet të ecin përpara në futboll, duhet t’u tregosh një shembull dhe Cana është nga më të dashurit për futbollin shqiptar. Qëllimi është për të thithur sa më shumë njerëz. Do të ketë një staf të madh. Loriku do të ketë disponibilitetin e tij për të nxitur fëmijët të luajnë futboll.
Kurse ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, tashmë në një pozicion të ri, u shpreh: “Pasi jam tërhequr nga futbolli, merrem nga aspekte të tjera të jetës, por duke qenë një njeri që ka jetuar me futbollin, dashuria më mban gjithmonë afër. Njeriu deri diku mundohet të punojë për projektet personale por dhe mundohet të japë kontribut për njerëzit e tij, duke qenë një njeri i sportit.
E kam të nevojshëm të promovoj vlerat. Ne si vend kemi përfituar jashtëzakonisht shumë nga futbolli, nga sporti në përgjithësi individual, më pak nga ana kolektive.
Do të punojmë për të pasur vazhdimësi, pjesëmarrje të madhe, e cila të lejon të marrësh nga ajka për të marrë më pas rezultate të mira në aspektin profesionist. Kjo nuk vjen nga një numër që nuk është më madhi i mundshëm. Ky është një program, i cili mundohet që të nxitë dëshirën për të marrë pjesë në futboll, me të gjithë avantazhet që të jep futbolli në përgjithësi. Duke nxitur që të merren me futboll.
Edhe me futbollin amator, mbi 35 vjeç, aty ku hyj edhe unë, te veteranët. Kjo shtresë të vazhdojë të mbajnë stimulin dhe vlerat e sportit. Ka shumë gjëra për të bërë në vendin tonë, mund të bëhen gjëra të mira.
Çdo sportist që përfaqëson vendin e vet, e ka filluar këtë detyrë, duke i bërë fëmijët të ëndërrojnë për të luajnë futboll. Janë programe, që nxitin fëmijët të luajnë futboll. Të jesh prezent vetë në vend, më parë ka qenë e vështirë. Prania ime në vendet, ku ka aktivitete, është pjesa më e bukur e kësaj.
Duhet të jemi sa më të shumtë në këtë drejtim, jo vetëm futbollistë, por çdo sportist. Ndoshta është programi më i rëndësishm i një institucini për t’i nxirtur fëmijët. Duke qenë më i rëndësishmi, është edhe më i vështiri, duke parë infrastrutkutën e vendit tonë. Por kjo e bën edhe më të bukur.
Do ta hapim zyrtarisht degën edhe në Kosovë, jemi në fillimet ende. Do të kërkojmë bashkëpunim me Fadilin në Kosovë, dëshira ime është të kontribuoj për futbollin në gjithë vendin ku jetojnë shqiptarë.
Ndjej detyrë të kontribuoj. Duam të ecim përpara dhe të vëmë baza në shoqërinë tonë, kjo është rruga. Një apsekt i rëndësishëm është se të jep një lloj statusi, shkoj si Ambassador i “Grossroots” për Shqipërinë.
Marseja? U ndjeva shumë mirë, sepse kur u afrua Mandanda, më tha: Si je kapiten?
Të mos kisha babain tim dhe mos kisha shkuar në një vend, që më ka dhënë shumë mundësi, nuk do të kisha arritur këtu ku jam. Puna është shumë e rëndësishme. Sport i bën një njeri më të mirë për shoqërinë. Kemi dëshmuar me Kombëtaren dhe kemi marritur të çajmë.
Duhet t’ua japim këtë mundësi fëmijëve, sepse në të kundërt e ulim dëshirën e tyre për futbollin. Jam i fokusuar me fëmijët, me një moshë, ku askush nuk merret me të. Kur flasim për sportin, ka një pjesë të madhe të tyre. Në projektin tonë nuk bëjmë asnjë dallim. Do të punojmë me kopshtet, vajza dhe djem nga mosha 3-7 vjeç. Nuk kemi dallime në fe dhe në ngjyrë. Kjo është shumë e rëndësishme.
Një program, që nuk e bën diferencën vetë, por Ambasadori sensibilizon shoqërinë.
Dyert në federatë i kam pasur gjithmonë hapur, për të pasur mundësi dhe lehtësi në çdo dëshirë. Kam nevojë të merrem me projekte. Do të jem më shumë i angazhuar jashtë Shqipërisë. Do të kemi shumë punë.
Në vendin tonë është shumë e vështirë të vësh baza për formimin e edukatorëve, sepse koncepti është i gabuar, pasi prindërit mendojnë se duhet paguar për ta pasur fëmijën futbollist. Ka probleme me infrastrukturën.
Presidenti ballfaqohet me probleme të futbollit në Shqipëri, ku klubet nuk janë të qartë për statusin. Duhetv të ketë më shumë liri.