SPORT, 26 Tetor 2017, 12:43

Këshilla e Ajnshtajnit që u shit për 1.5 milion dollarë

 

Një letër e shkruar nga Albert Ajnshtajni, që përmban këshilla për një jetë të lumtur është shitur në një ankand në Jeruzalem për 1.56 milionë dollarë.

Ajnshtajni i'a kishte dhënë këtë shënim një korieri në Tokio në vitin 1922, sepse nuk kishte bakshish për këte korrier.

Albert Ajnshtajn sapo kishte marrë vesh se kishte fituar çmimin Nobel për fizikë.

Letra që u shit për shumën marramendëse përmban këtë këshillë për lumturinë:

“Një jetë e qetë dhe modeste do të sjellë më shumë lumturi se ndjekja e suksesit dhe shqetësimi i vazhdueshëm që vjen me të”, shkruhej në letrën e tij.