SPORT, 26 Tetor 2017, 11:25

Chelsea shkon në çerekfinale, eliminohet Tottenham

Chelsea shkon në çerekfinale, eliminohet Tottenham

Një gol i shënuar me kokë nga Antonio Rudiger, në minutën e 26-të dhe një gol në çastet e fundit të ndeshjes nga braziliani Willian, i kanë dhënë ekipit të Chelsea fitoren 2-1 ndaj Everton dhe mundësinë për të shkruar në çerekfinalet e Kupës së Ligës së Anglisë, “Carabao Cup”. Everton, që drejtohet nga trajneri i përkohshëm David Unsworth, pas shkarkimit të Ronald Koeman, u përpoq të luante si i barabartë me kampionët e Anglisë, po nuk shkoi përtej një goli ngushëllimi, të shënuar nga Dominic Calvert-Lewin, në momentin që ndeshja po mbaronte.

Chelsea i bashkohet Manchester United, Manchester City dhe Arsenal në grupin e ekipeve pretendente që vazhdojmë të tej Kupën e Ligës Angleze, ndërsa West Ham ka shtangur Tottenham. Spursat e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave, shënuar nga Sissoko dhe Dele Alli, por West Ham vazhdon më tej me një përmbysje epike në pjesën e dytë. Skuadra e Bilic shënoi tre herë në fitoren 3-2, e cila shërben si oksigjen për trajnerin kroat, shumë pranë shkarkimit, sidomos pas formës së dobët të treguar nga skuadra e tij në Premier League.

TPZ.AL