TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Quhet Alan Guimaraesh dhe është vetëm 17-vjeç. Por ylli i ri i futbollit brazilian ka që tani shumë admirues që e ndjekin me vëmendje sidomos pasi shtypi në vendlindje i vendosi nofkën “Nejmari i ri” mesfushorit të Palmeiras.
Lojtari ka treguar të gjithë aftësitë e tij gjatë Botërorit të U17 që po mbahej në Indi, duke respektuar të gjithë parashikimet pasi dhuroi paraqitje të jashtëzakonshme që ndihmuan Brazilin të arrinte deri në gjysmëfinalet e turneut. Sipas mediave të ndryshme, si Reali, ashtu edhe Barcelona janë vënë në garë për futbollistin i cili pritet që t’u kushtojë rreth 50 milionë euro.
Barcelona ka arritur deri aty sa ka dërguar që tani të bisedojë me Palmeirasin përgjegjësin që ka në Brazil, Andre Kuri, personin i cili bëri të mundur edhe transferimin e Nejmar te katalanasit duke mundur konkurrencën pikërisht të Realit.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=kXPyWkb8zm0