TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ja se çfarë ju ndodh, nëse ju hiqni dorë nga konsumimi i bukës!
Çfarë ndodh me organizmit kur ndaloni së ngrëni bukë
Dietat drastike dhe të vetëquajturit dietologë po eliminojnë gjithnjë e më shumë bukën nga regjimi, duke mos ditur efektet negative që ka kjo gjë në organizmin e njeriut. Karbohidratet janë po aq të rëndësishme për ne, sa vitaminat apo mineralet e tjera, ndaj nuk mund ta eliminojmë tërësisht nga regjimi ushqimor.
Ja se çfarë ndodh me organizmit, kur ndaloni së ngrëni bukë!
Trupi eliminon vetiu ujin e tepërt në trup
Kur ju reduktoni sasinë e karbohidrateve të marra, trupi eliminon rezervat hidrike të ujit, duke ju krijuar përshtypjen se ju keni humbur peshë. Ju nuk keni humbur masë yndyrore.
Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë. Kur ju nuk hani më bukë, forcat imune të trupit bien dhe ju mund të përjetoni jo pak shqetësime. Ndër to përmendim: era e rënde e gojës, gojë e thatë, lodhje, marramendja, pagjumësia, të përzierja etj.
Një studim i vitit 2014 i publikuar në PLOS ONE, zbuloi se karbohidratet e rafinuara rrisin nivelin e acideve yndyrore, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tip 2. Ndërkohë, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, drithërat mund të përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.
Karbohidratet janë karburanti i trupit të njeriut dhe nëse ju nuk “furnizoheni” me lëndën e parë, sigurisht që do të ndiheni të lodhur.
Eliminimi i bukës nga regjimi ushqimor do të shkaktojë gjithashtu probleme me jashtëqitjen dhe procesin e tretjes.
Karbohidratet rrisin nivelin e serotoninës dhe neurotransmetuesit që na bën të ndihemi më mirë.