TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkim Fino që nga momenti kur ka shpallur kandidaturën e tij për president të FSHF-së ka zhvilluar një fushatë intensive, ku është në garë me Armand Dukën.
Duke folur në një intervistë për “Report Tv”, Fino u shpreh se ai ka mbështetjen e një sërë figurave të njohura të sportit në vend.
Bashkim Fino përmendi emrin e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku si një nga emrat që kandidon për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF.
Gjithashtu foli edhe për emra të tjerë me peshë si Eduard Prodani, Redi Jupi apo Artan Shyti.
"Unë u kam kërkuar klubeve dashamirëse ndaj meje që të propozojnë anëtarë për komitetin ekzektutiv të FSHF-së, ku ka personalitet si Theodhori Sollaku, Eduard Prodani, Redi Jupi, Gëzim Podgorica, apo Artan Shyti e shumë të tjerë",- tha Bashkim Fino.