TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani teksa thekson se “PS, PD e LSI duhet të kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për SEKSERËT amerikanë, që njihen si Lobistë”, zbulon arsyen se pse doli pikerisht tani lajmi i lobimit të PD-së.
Sipas tij, “E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend”.
Para & propagandë
————-
PS, PD e LSI duhet të kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për SEKSERËT amerikanë, që njihen si Lobbistë!
Asnjë cent!
Me aq para sa shpenzohet për lobbime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët!
E papranueshme që paguhen sekserë e shkrime dashakeqëse në amerikë, për Shqipërinë e shqiptarët!
Do ti kishim paguar me qejf aq para për lobbim, nëse të paktën Amerika të na pranonte pa viza!
Por edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona!
Lobbing për çfarë?! A mos po shtohen turistët amerikanë në Shqipëri?! Apo po shtohen Investimet Amerikane?!
Shifrat tregojnë të kundërtën!
Atëherë përse?!
E pafalshme që harxhohen para nga ekonomia jonë e varfër për të paguar amerikanë, që të na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë!
Kulmi! Kësaj i thotë të blesh qeder me paret e tua!
E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend.
Harxhohen para për propagandë dhe anti propagandë!
Në fund fitojnë sekserët (lobbistë), por qartësisht humbet Shqipëria!
Kjo është politika!
Turp!