AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 12:09

Ish-kryeministri: Në grupin e negociatorëve njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në Kuvend, me forcë vendimin e qeverisë për të futur në grupin e negociatorëve, një prej emrave që sipas tij është përjashtuar nga ushtrua. Bëhet fjalë për Artur Meçollari.

“Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye në grup negociimi të një ish- spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHISH të ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Meçollari, diçka e kësaj natyre siç ka të drejtë çdo shtetas që akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën, për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar, nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit të Edi Ramës, Ditëzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike por politiko diplomatike dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korçë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me sherbimet e huaja.

Ky përbën një superskandal se jam i sigurt që marreveshja është bazuar në hartat dhe vizatimet e këtij spiuni që nuk ka interesa kombëtare por vetëm interesa të vendit që i shërben”.

“Për fatin tonë të këq sot për herë të parë në histori në krye të forcave detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga flota dhe nga forcat detare sa merrni vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin, është i respektuar s’kam asgje personalisht se nuk e njoh, por s’mund të emërohet kurrë në krye të flotës një njeri që s’ka asnjë lidhje me detin. Ko ështtë të tallesh e të përqeshësh. Kjo eshte të pregatitësh ekipin e dorëzimtit të detit, të erritorit dhe më e keqja të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhë Adriatikut”.