AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 10:26

Xhafaj takon prokurorin italian të Antimafias: Bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar

Xhafaj takon prokurorin italian të Antimafias: Bashkëpunim për

Prokurori Kombëtar italian i Antimafias, De Raho zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ka qenë vet zoti Xhafaj ai që ka njoftuar për takimin, ndërsa në një mesazh në Twitter ai shkruan se kanë shkëmbyer përvoja në luftë kundër krimit të organizuar.

Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë. Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar me Prokurorin De Raho diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare”, – shkruan Xhafaj.