Që në orët e para të mëngjesit dy mjete borpastruese dhe një mjet për kriposje po bëjnë të mundur zhbllokimin e aksit rrugor Qafë Qerreti-Qelëz. Rruga është e kalueshme por në disa vende nevojitet përdorimi i zinxhirë. Bashkia njoftoi se"po punohet për lehtësimin e situatës së krijuar nga reshjet e borës dhe erërat e forta ndërkohë që temperaturat janë nën zero. Sapo ka përfunduar kriposja dhe në aksin Qafë Qerreti-Qerret, Rruga dhe në këtë zonë është e kalueshme. Ndërhyrja e radhës do të jetë në qytet dhe pastaj me radhë sipas vështirësive".