AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 10:00

Evisa Preka vë kujën për humbjen e bashkëshortit dhe fëmijëve, kunata lutet

Dhimbja e madhe dhe zija ka pushtuar familjen Preka. Pas një jave nga aksidenti tragjik në zonën e plazhit në Velipjë, ku si pasojë e përplasjes së makinës, mbetën të vdekur kryefamiljari Edmondi së bashku me tre fëmijët, vetëm ditën e djeshme i është thënë të mbijetuarës së vetme, nënës së fëmijëve Evisa Prekës për tragjedinë e ndodhur.

E si mund të ndihet një nënë që ka humbur të vegjlit e saj dhe bashkëshortin? Mes kujës së madhe, lotëve dhe britmave, Evisës, sapo ka marrë lajmin e kobshëm, menjëherë mjekët e spitalit të Durrësit i janë gjendur pranë duke i dhënë një dozë ilaçesh të forta për bombardimin e trurit.

Ka qenë babai i saj që pas një jave ka marrë guximin për t’i treguar të bijës. Kujtojmë këtu se ajo sapo u zgjua pas aksididentit tragjik kërkonte pareshtur fëmijët, sidomos djalin e vogël, Rajanin që mesa duket ishte pika e saj e dobët.

Nga sa bëhet e ditur, Evisa Preka tashmë ndodhet nën efektin e ilaçave dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Durrësit.

Kunata e të mbijetuarës së vetme të aksidentit tragjik, mes trishtimi dhe zemrës së copëtuar shkruan se u bënë një javë pa vëllain dhe fëmijët. Lotët kanë mbërthyer familjen Preka, ndërsa dyert e mortit janë të hapura për gjithë ata që shkojnë për vizita ngushëlluese.

E motra e Edmondit shkruan: “Nje jave pa ju … O zoj e bekume mi mbaj ne gjirin tend

Ti kam besu ty o I madhi zot. Une ju kam ne zemer ju jetoni me mua mbrenda zemres time deri ne sekondin Tim te fundit ”, – shkruan Gonxhe Preka.