AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 10:14

Ngrica e temperatura nën 0, meteorologia: Të enjten pritet ndryshimi i motit

Ngrica e temperatura nën 0, meteorologia: Të enjten pritet ndryshimi i

Meteorologia Tanja Porja në një lidhje telefonike me News24, ka shpjeguar se si do të jetë kjo javë përsa i përket temperaturave dhe sasisë së reshjeve.

Porja tha se përgjatë tri ditëve të para të javës, temperaturat do të qëndrojnë të ulëta duke shkaktuar ngrica në 90% të vendit.

Ndërkohë një përmirësim i motit pritet nga e enjtja pasdite, dhe të premten do të ketë një rritje deri me 7 gradë.

“ Temperaturat e ulëta mbërthejnë vendin. Ditët do të kenë reshje të pakta dhe shtim dëbore në të gjithë territorin shqiptar. Mëngjeset dhe darkat do shënojnë ulje temperaturash. Pritet përmirësim i kohës nga e enjtja. Pritet që të mbetemi në vlera të ulëta termike, temperatura të cilat bëjnë që ngricat të jenë ekzistente gjatë 24 orëshit.

Presim që gjatë natës të së martës dhe orët e para të mërkurës të ketë një përmirësim të vogël të motit.

Mesditën e së enjtes do ketë përmirësim, dhe të premten do të nisë shkrirje e ngricave. Do të ketë rritje me 7 gradë,” tha Porja.

Balkanweb