AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 09:50

Refuzimi i Metës për plotfuqishmërinë, Bushati i kthen përgjigje kërkesave

Refuzimi i Metës për plotfuqishmërinë, Bushati i kthen

Pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta bëri publike letrën që i kishte dërguar ministrisë së Jashtme duke kërkuar përgjigje për disa pika që ishin të pathena në kërkesën që Bushati i kishte dërguar Metës për të dhënë plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë, sot behët me dije se MEPJ i është përgjigjur kërkesave të kreut të Shtetit.

Meta kërkoi detaje për negociatorët, metodologjinë dhe objektin e negociatave.

Lajmin e bën me dije vetë MEPJ e cila në një njoftim të shkurtër për mediat, thotë:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.

Sakaq, mesohet se Presidenca e ka konfirmuar marrjen e letres se ministrit Bushati dhe se po shqyrtohet nga personat kompetente.