AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 11:19

Prokurori i Antimafias: Kanabisi në Shqipëri mbetet shqetësim për Italinë

Prokurori i Antimafias: Kanabisi në Shqipëri mbetet shqetësim

Pas takimit që zhvilloi me kryeprokuroren Arta Marku, Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho deklaroi se  “Grupet kriminale në Shqipëri po bëjnë aleancë me grupet në Itali. Shqetësohemi së tepërmi për trafikun e kokainës. Grupet kriminale janë të pranishme jo vetëm në bregdetin Jon dhe zonën e Kalabrisë, por edhe në pjesën veriore të Italisë, në detin Adriatik. Sikur e kam thënë, po krijohen aleanca mes grupeve kriminale. Kemi zhvilluar hetime të përbashkëta dhe kemi vlerësuar rezultatet për hetimet e përbashkëta. Kemi bërë hetime domethënëse, që evidentojnë bashkëpunimin që kemi pasur me Shqipërinë.

Vettingu në polici është shumë i rëndësishëm. Trafiku i kanabisit vijon të jetë shqetësim për Italinë. Edhe në takimin me Xhafajn e shpjeguam që shumë hetime janë çuar përpara. Është krijuar një Task Forcë dhe kjo është e rëndësishme. Kanabisi që prodhohet në Shqipëri shkon në Itali. Largimi i punonjësve të policisë që mund të kenë bashkëpunuar me grupet kriminale është shumë e rëndësishme.

Duhet të krijohet një strukturë e besueshme dhe të individualizosh njerëzit e ndershëm. Gjatë punës time kam goditur grupet kriminale, të cilët kishin persona në polici. Për vite këto struktura nuk kanë funksionuar në mënyrë më të mirë dhe është e dukshme, këtë na e ka thënë edhe ministri i Brendshëm. Vettingu tregon dëshirën e mirë që të luftohet krimi. Operacionet mes dy vendeve janë serioze për të goditur krimet kriminale. Kanabisi që po vjen në Itali, është fry i magazinimit. GDF me avion që ka monitoruar ka zbuluar më pak parcela.