AKTUALITET, 26 Shkurt 2018, 12:16

Kufiri detar/ Berisha sulmon analistët, për faktet që kanë zbuluar vetë negociatorët e tij...

Kufiri detar/ Berisha sulmon analistët, për faktet që kanë

Kryeministri Sali Berisha, ka dhënë një prononcim për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, lidhur me emrat e negociatorëve dhe marrëveshjen e detit. Por Berisha, më shumë se për marrëveshjen e re, foli për atë të vjetrën dhe lëshoi akuza për analistët dhe emisionet që trajtuan temën e kufirit detar.

Berisha sulmoi analistët, të cilët kanë deklaruar se ekipi negociator i Shqipërisë në vitin 2009, ka qenë nën presionin e Greqisë, për shkak të integrimit. Sipas Berishës, këta analistë "vetëm të tillë nuk mund të quhen". Ai tha se "në asnjë rast, pala greke nuk ka bërë asnjë presion, për marrëveshjen e detit."

Por si qëndron e vërteta?

Në emisionin "Të Paekspozuarit", të enjten e kaluar, u diskutua marrëveshja e detit dhe u publikua një fakt tronditës i marrëveshjes së vitit 2009. Në kabllogramet e amabsadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks, thuhet se Athina ka bërë presion dhe i ka vendosur ultimatum palës shqiptare. Vetë negociatorët shqiptarë e kanë pranuar me gojën e tyre tek amabasada amerikane, se ata janë ndikuar nga vullneti i palës greke, edhe pse e dinin se grekët po përdornin standart të dyfishtë në ndarjen e kufirit detar. Pra, zoti Berisha, i cili sot sigurisht gjendet në pozicionin e vështirë të personit që ka bërë një marrëveshje anti-kombëtare, të cilën e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese, i vërsulet analistëve dhe emisioneve teelvizive, duket harruar se në fakt, ky informacion ka dalë nga kabllogramet e ambasadës amerikane dhe se kanë qenë vetë njerëzit e Berishës, të cilët e kanë bërë këtë pohim.

/TPZ.AL/