TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar mëngjesin e së hënës, dërgimin në Presidencë të informacioneve shtesë të kërkuara nga kreu i shtetit lidhur me negociatat per marrëveshjen e detit me Greqinë.
Ashtu siç kishte kërkuar Presidenti Meta, në përgjigjen e ardhur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme janë të listuar edhe emrat e negociatorëve.
Bashkëkryetarë do të jenë Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare. Emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i AKBN Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.
Presidenti Ilir Meta kërkoi më shumë informacion nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në momentin kur u kërkua autorizimi për plotfuqinë. Veç emrave të negociatorëve presidenti kërkoi një specifikim në kërkesën për autorizim, që do të saktësonte edhe qëllimin e negociatave.
Tashmë pritet që Presidenca të vlerësojë nëse informacioni shtesë i mbërritur në tryezën e presidentit, është i mjaftueshëm për të dhënë plotëfuqinë.