AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 14:28

Informonte policinë për kanabisin? Flet vjehrri i 43-vjeçarit të vrarë në Memaliaj: Çfarë di për ngjarjen

Informonte policinë për kanabisin? Flet vjehrri i 43-vjeçarit

“Alketi nuk kishte lidhje me kanabisin. Kishte konflikt prej 2-3 vitesh për pronësi. Kishte thënë në polici shqetësimin”.

Kështu deklaron vjehrri i Alket Muhajt, i cili u gjet i vrarë me plumb pas koke në Rabie te Memaliajt. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Riza Ardita pohoi se nuk kishte asnjë informacion për lidhje të dhëndrit të tij me kanabisin.

Alketi kishte marrë disa plumba.