TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur një fjalim plot pathos, në asamblenë e Partisë Socialiste, ku fokusi kryesor duket se janeë zgjedhjet e ardhshme lokale. Partia Socialiste po mundohet të mbledhë forcat dhe të kërkojë anëtarësime të reja, në zgjedhjet që do të jenë një test jo vetëm për të zgjedhurit lokalë por edhe për vetë Edi Ramën.
Veliaj është treguar mjaft opstimit, ku në mbyllje të fjalës së tij, ka thënë se PS do të fitojë në të gjitha Bashkitë.
"Jam i bindur që do kemi fitore spektakolare në të 61 Bashkitë".
Nuk dihet nga buron ky optimizëm i shfrenuar, pasi Veliaj edhe vetë me shumë gjasa do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës, garë e cila pritet të jetë mjaft e ashpër, pas sinjaleve se LSI do të bashkohet me PD.
Në të njëjtën linjë me Veliajn, ishte edhe Blerina Gjylameti, e cila u shpreh se PS duhet të "konvertojë 74 mandatet e fituara në zgjedhjet e përgjithshme në 61 bashki të fituara".
Pra, duket se qëllimet e Rilindjes, pasi ka uzuarpuar thuajse të gjithë pushtetet, janë të marrë kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
/TPZ.AL/