TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, është shfaqur mjaft nervoz gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ka kërkuar ndëshkim për të gjithë funksionarët dhe deputetët e Rilindjes, që kanë ndërmjetësuar për punësime klienteliste. Por, duket që halli parësor i kryeministrit, kanë qenë kritikat e lëshuara në drejtim të policisë, nga deputeti Gjetan Gjetani.
Rama e ka përjashtuar LIVE deputetin nga grupi parlamentar i PS, duke u shprehur se njerëz të tillë nuk e meritojnë të jenë pjesë e PS.
Nuk dihet nëse Rama është indinjuar më shumë nga sjellja e deputetit lidhur me vendet e punës klienteliste, apo ndaj kritikave që ai i ka bërë policisë.
Deklarata e Ramës se deputeti ka “shantazhuar këdo ka mundur”, ngre dyshime se kryeministri e ka ditur praktikën e ndërmjetësimit për vende pune nga deputeti, por ai ka heshtur dhe u desh një veprim i papëlqyeshëm nga Gjetani, që kryeministri të ngrinte akuzën.
Pra, mesazhi që jep kryeministri,me mënyrën si e ndërtoi skenarin e përjashtimit të këtij deputeti, është se Rilindja toleron edhe veprime të tilla, si dhënia e vendeve të punës pa meritë, por askujt nuk i duhet ti shkojë në mendje kritika ndaj eksponentëve të partisë apo policisë.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/09/07/rama-denoncoi-deputetin-per-vende-pune-klienteliste-por-a-dinte-ai-me-pare-kete-praktike/
http://www.tpz.al/2018/09/07/rama-flet-si-prift-pranon-se-rilindja-ka-bere-punesime-klienteliste/