AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 11:37

TURP/ Televizionet transmetojnë LIVE mbledhjen e PS-së, ku diskutohen hallet e Rilindjes për zgjedhjet!

TURP/ Televizionet transmetojnë LIVE mbledhjen e PS-së, ku diskutohen

Ka kohë që televizionet në Shqipëri kanë degraduar me transmetimin e kronikave të gatshme apo propagandës qeveritare. Ditën e sotme, është transmetuar LIVE mbledhja e asamblesë së Partisë Socialiste, thuajse në të gjithë televizionet irnformative të vendit. Në këtë mbledhje kanë parakaluar Rilindas të ndryshëm, të cilët kanë bërë bilancet e partisë dhe kanë diskutuar probleme të brendshme administrative. Nuk dihet, përse përbën interes për publikun, organizimi i PS-së për zgjedhjet, numri i ankesave që janë regjistruar në portalin e Edi Ramës apo numri i personave që kanë vajtur në mbledhjet e partisë në rrethe, të cilat i listoi në mënyrë shumë të saktë Elisa Spiropali.

E vërteta është se këto informacione, nuk kanë asnjë vlerë informuese apo edukuese për publikun, por thjesht janë të vlefshme për avancimin e propagandës së Partisë në pushtet dhe pushtetit të partisë, e cila ka nisur një fushatë të ashpër që në Shtator 2018, për zgjedhjet që do të mbahen në Qershor 2019.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj në mbledhje, tha se PS, "do të fitojë në mënyrë spektakolare në të 61 Bashkitë". Ky duket se është edhe qëllimi i mbledhjeve të tilla, për t'i treguar qytetarëve që pushteti do të mbetet në duart e Rilindjes dhe se të gjitha bashkitë do të fitohen prej tyre, ndaj ata duhet t'i bashkohen fituesit. Sa për mediat, ato janë thjesht vegla në duart e pushtetit.

/TPZ.AL/