AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 14:21

Kryemadhi: Situata kriminale alarmante. Shqipëria në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj

Kryemadhi: Situata kriminale alarmante. Shqipëria në udhëkryqin

“Situata kriminale në vend është alarmante dhe Shqipëria ndodhet aktualisht në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj.” Deklarata është bërë nga kryetarja e LSI–së Monika Kryemadhi, shqetësimin tv cilin ajo e ka ndarë gjatë një takimi me Raporterët e Këshillit të Europës Europës z.Andrej Hunko dhe z.Joseph O’Reilly.

“Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi duke shkatërruar thelbin dhe qëllimin e Reformës të miratuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut. Opozita do të vazhdojë betejën e saj për rivendosjen e shtetit ligjor për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet dhe praktikisht këtë do ta bëjë duke filluar nga Parlamenti Shqiptar dhe çdo qytet dhe fshat të vendit:”,tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në vijim Kryemadhi tërhoqi vëmendjen për nevojën e adresimit të këtyre problematikave të rënda nga Këshilli i Europës, si një institucion kyç evropian që e ka monitoruar dhe e ka ndihmuar Shqipërinë gjatë këtyre 27 vjetëve të pluralizmit shqiptar. Ajo nënvizoi gjithashtu se ky mision fakt mbledhës zhvillohet pikërisht në momentin e duhur dhe falënderoi Raporterët pikërisht për këtë.